Rrezikimi i ushtarëve amerikanë, deputeti i VV-së pajtohet me Haradinajn: I nënshkruhem tërësisht postimit të tij - NACIONALE

Rrezikimi i ushtarëve amerikanë, deputeti i VV-së pajtohet me Haradinajn: I nënshkruhem tërësisht postimit të tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Ardian Gola, është pajtuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se kush rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë duhet të burgoset.

Ai ka bërë me dije se e njëjta gjë duhet të pret secilin që rrezikon edhe ushtarët e tjerë të KFOR-it.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gola ka shkruar se rreziku ndaj ushtarëve KFOR-it vjen nga instrumentet kriminale të dirigjuara nga Serbia.

“I nenshkruhem teresisht postimit te kolegut deputet, Ramush Haradinaj, lidhur me rrezikimin e ushtareve amerikane. Fati i atyre qe rrezikojne ushtaret amerikane, e une do te shtoja te cdo ushtari tjeter paqeruajtes te KFOR-it ne Kosove, cdo polici, e cdo qytetari te ketij vendi, duhet te jete ose burgu ose arratisja. Se kush ka qene rrezik i tille deri me sot, eshte fare e lehte te thuhet, edhe pse z. Haradinaj nuk po e thote. Shqiptaret asnjehere nuk kane qene rrezik. Perkundrazi, kane ndjenje te pakrahasueshme admirimi dhe, ne fakt, borxhi karshi NATO-se”, ka shkruar ai, duke treguar se kush i rrezikon ushtarët e huaj në Kosovë.

“Burim rreziku nuk kane qene as serbet c'eshte e verteta. Burim konstant dhe i vetem rreziku kane qene instrumentet kriminale te dirigjuara nga Serbia. Dhe fati i tyre, qysh me te drejte po thote z. Haradinaj, duhet te jete burgu ose arratisja. Pak a shume qysh ndodhi me disa protestues, ne fakt militante e mercenare te dhunshem te deleguar nga Serbia, te 29 Majit ose me rastin famekeq Banjska. Kuptohet, arratisja eshte opcion vetem derisa te normalizohet raporti me Serbine, per ta mundesuar ekstradimin dhe gjykimin ne vendin e krimit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme