“Rrezik me fillu naj epidemi”: Banorët e Matit në Prishtinë ankohen për mbeturinat e grumbulluara
Banorët e lagjes Mati në kryeqytet po ankohen për mospastrimin e mbeturinave nga kontejnerët.
Në një grup në rrjetin “Facebook”, dikush publikoi një fotografi ku shihen kontejnerë të stërmbushur me bërllok.
Personi që e publikoi fotografinë e la mbishkrimin “Rrezik me fillu naj epidemi”.
Në të kaluarën, Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” kanë pasur përplasje në lidhje me heqjen e mbeturinave.
Ditëve të fundit, shumë qytetarë janë ankuar për praninë e madhe të bërllokut në hapësira publike. Kanë rënë në sy sidomos dyshekët.