Rreth 2 mijë raste me kancer në vitin 2025, ja te cilat moshat ka rritje - NACIONALE

Rreth 2 mijë raste me kancer në vitin 2025, ja te cilat moshat ka rritje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Klinikës, Ilir Kurtishi, në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me sëmundje malinje ka mbetur i njëjtë me vitin paraprak, rreth 2 mijë e 100 pacientë, çka sipas tij përbën një shenjë pozitive. Megjithatë, shqetësuese mbetet rritja e rasteve te moshat 30–50 vjeç.

“Ka qenë një vit me plot sfida, një vit të cilin Klinika e Onkologjisë e ka përmbyllur me sukses, me trajtime adekuate për pacientët të cilët kanë pasur nevojë për këto shërbime. Një vit ku kemi futur një aparaturë të re në funksion në shërbimin e radioterapisë, që në masë të madhe do ta lehtësojë punën e stafit dhe do të rrisë sigurinë në trajtimin e pacientëve me rrezatim. Kjo shënon një kthesë të madhe në Klinikën e Onkologjisë dhe në të njëjtën kohë gjatë vitit 2025 kemi aktivizuar kartelën elektronike për pacientët, që në masë të konsiderueshme lehtëson punën e pacientëve të cilët trajtohen dhe marrin shërbime në klinikën tonë. Meqenëse sëmundjet malinje janë në rritje në çdo vend, Kosova në këtë vit sëmundjet malinje e gjen me numër të njëjtë me vitin paraprak. Deri në fund të vitit ne do të regjistrojmë dhe do të identifikojmë pacientët të cilët për herë të parë kanë hyrë në klinikën tonë, janë një numër gati dy mijë e 100, që është numri i njëjtë me vitin 2024 dhe kjo është një shenjë e mirë që të mos kemi një numër më të lartë. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky numër të mbetet së paku kaq ose të ulet, që ta kemi më të lehtë përballimin e këtij fluksi të pacientëve dhe t’i trajtojmë në mënyrë korrekte”, ka deklaruar Kurtishi.

Lajme të ngjashme