Rreth 2 mijë e 200 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë kanë nisur që të rriten ndjeshëm shifrat me Covid-19.
Vetëm në 24-orët e fundit, vendi ka shënuar rekord të rasteve të reja për këtë vit. Bëhet fjalë per 753 infektime që u raportuan në ditën e fundit.
E si rrjedhojë, në vend janë rritur edhe shifrat active të personave që e bartin virusin.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,184.
Ministria po ashtu njofton se janë shëruar 213 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,146 persona.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 289 persona, ndërkaq në total janë administruar 1,831,705 doza të vaksinës.
E ndërkohë, vendi tashmë është mobilizuar në rast të shpërthimit të ndonjë vale të re të Covidit në Kosovë. QKUK e spitalet rajonale, tashmë janë në gjendje gaditshmërire.