Rrëshqitje dheu pranë një ndërtese në Velani - NACIONALE

Rrëshqitje dheu pranë një ndërtese në Velani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në lagjen “Velania” të Prishtinës, ka ndodhur një rrëshqitje dheu në një vendpunishte pranë një ndërtese të re.

Zëvendëskomandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Klan Kosova se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informatës, rreth orës 12:09. Ai tha se nuk është rrezikuar asnjë banor.

“Sapo e përfunduam intervenimin 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores së “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”,
tha Shkodra.

Lajme të ngjashme