Rrëmbehet një person në Gjilan, polici arreston njërin nga të dyshuarit - NACIONALE

Rrëmbehet një person në Gjilan, polici arreston njërin nga të dyshuarit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një burrë në Gjilan.

Kjo pasi i njëjti dyshohet që se bashku me dy persona tjerë kishte rrëmbyer një mashkull.

Sipas njoftimit 24 orësh të policisë, personi i rrëmbyer ishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej.

“Më 10.10.2025 është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.

Lajme të ngjashme