Rrëfimi i Halitit: Rugova më tha “S’mundem me ju mbështetë, por nuk do t'ju pengoj” - NACIONALE

Rrëfimi i Halitit: Rugova më tha “S’mundem me ju mbështetë, por nuk do t'ju pengoj”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, ka rrëfyer mbrëmë disa gjëra interesante, që lidhen me vitet 90-ta.

Në Kanal 10, Haliti ka evokuar kujtimet e tij me Ibrahim Rugovën, ish-president dhe lideri i fuqishëm i Kosovës gjatë viteve 90-ta.

Haliti ka treguar se çfarë i tha Rugova në vitin 1990.

“Ibrahim Rugovën e kam taku në vitin 1990, në Llugano dhe e kam taku për këtë pra, për t’i treguar që ekziston një lëvizje.

Ai tha ‘Xhavit unë nuk muj me iu mbështetë publikisht në asnjë variant, por nuk do t’iu pengoj. Unë kam rrugën time paqësore dhe në këtë rrugë, asaj dua t’i përmbahem, por unë kurrë nuk kam me dalë kundër jush.

Pastaj jemi taku disa herë, ndërkohë jam taku edhe me Bukoshin edhe me të tjerë” – ka thënë Haliti.

Lajme të ngjashme