Rrëfimet e luftës: Kur gazetat angleze shkruanin për refugjatët kosovarë në vitin 1999
Gazetarja Donika Gashi, ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook, një kujtim të vitit 1999, aty ku shihet ajo, së bashku me familjen e saj, teksa kanë mbërritur si refugjat në Liverpool të Anglisë.
Në fakt fotografia është e një artikulli të Gazetës Daily Post, ku familja Gashi, kishte dhënë një intervistë.
Donika, ka shkruar se ka përjetuar ndjenja të përziera kur e ka lexuar artikullin, pas 23 vjetëve, sidomos duke e ditur se ende ka familje e fëmijë në botë që e përjetojnë të njejtën situatë.
Statusi i Gashit:
“24 maj, 1999
Liverpool,
“Mirë se vini në Liverpool. Jeni të sigurt me ne”, kështu ishte titulli i një artikulli në gazetë të shkruar nga gazetari Larry Neild për Daily Post, një ditë pas mbërritjes së familjes sime në Liverpool.
Përmes intervistës dhënë nga babai im, gazetari shpjegon rrugëtimin tonë si refugjatë.
“I ëas happy ëhen I heard it ëas to be England. I had heard about the Beatles and Liverpool FC, but I have been amazed at hoë friendly people are in your city”, citohet të ketë thënë babai im.
Këtë gazetë e kanë ruajtur prindërit për 23 vjet dhe së fundmi e kemi lexuar edhe ne. Ndjenja të përziera, sidomos kur e di që edhe qindra-mijëra familje e fëmijë të tjerë, e përjetojnë ende këtë.
Në foto jemi ne, tre vajzat që dikur “managed a shy smile for the camera”.