Rrahmani: Vagonët e Kosovës në Serbi janë dërguar edhe për t’u larë e për t’ua rregulluar WC-të - NACIONALE

Rrahmani: Vagonët e Kosovës në Serbi janë dërguar edhe për t’u larë e për t’ua rregulluar WC-të

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka dhënë detaje të reja për tenderin e riparimit të vagonëve të Kosovës në Serbi.

Ai ka treguar se për çfarë arsyesh këta vagonë janë dërguar për riparim.

Në profilin e tij në Facebok, Rrahmani ka treguar se këta vagonë janë dërguar në Serbia edhe për t’ua rregulluar WC-të

“Vagonat në Serbi janë dërguar edhe për t’u larë e shpëlarë, si dhe për t’ua rregulluar ËC-të! Këto nuk janë hamendësime, por janë të përcaktuara në specifikacionin e punëve të kontratës: Pika 1: “Shpëlarja e nyjeve sanitare, dezinfektimi dhe larja nga jashtë e vagonit.” Pika 26: “Riparimi i instalimit të ujit dhe pajisjeve në WC.” Pra, ndër punët e kontraktuara janë edhe larja, shpëlarja, dezinfektimi dhe riparimi i pajisjeve të ËC-ve të vagonëve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme