Rrahmani: Kurti nuk kërkon qeverisje, kërkon kontroll absolut
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Albin Kurti po i kërkon më shumë se 2/3 e pushtetit.
Ai ka bërë me dije se Kurti nuk po kërkon qeverisje, por kontroll.
“Albin Kurti paska kërkuar mbi 80 deputetë, pra mbi 67% të votave. Le të shohim se ku në botë arrihen përqindje të tilla: 🇷🇼 Rëanda – Paul Kagame: 98% 🇷🇺 Rusia – Vladimir Putin: 76–87% 🇧🇾 Bjellorusia – Alexander Lukashenko: 83% 🇸🇾 Siria – Bashar al-Assad: mbi 90% 🇹🇲 Turkmenistani 97% 🇺🇿 Uzbekistani 80% 🇨🇳 Kina – sistem njëpartiak 100% 🇰🇵 Koreja e Veriut 99%+ Në demokracitë pluraliste evropiane, një parti apo lider rrallëherë i afrohet 50%, e lëre më 67%. Kur kërkon dy të tretat e pushtetit, nuk kërkon qeverisje, kërkon kontroll absolut. Sot po jetojmë me shenja të autoritarizmit. A po kërkon Albin Kurti edhe më shumë se kaq?”, ka shkruar ai.