Rrahman Jasharaj shtrihet në spitalin e Pejës, raportohet se gjendja po i përmirësohet - NACIONALE

Rrahman Jasharaj shtrihet në spitalin e Pejës, raportohet se gjendja po i përmirësohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj raportohet se është shtrirë në spitalin e Pejës.

“Express” raporton se Jasharaj është shtrirë në spital për shka ktë gjendjes jo të mirë shëndetësore, por megjithatë, ka shenja përmirësimi.

Sekretari Ymer Ymeri ka folur në lidhje me këtë çështje, duke thënë se Jasharaj u rrëzua për shkak të marrëmendjes.

‘‘Po, po, e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë, është në spitalin e Pejës. Por ka shenja të përmirësimit. Prej dje është i shtrirë në spital, por në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë’’

‘‘Nuk dihet për shkak se, ju kanë marr pak mendtë, është rrëzu dhe e ka pas një tronditje, por fatmirësisht nuk ka diçka lëndime serioze, ose gjakderdhje të brendshme nuk ka. Me shëndet ka qenë pak ma gjatë, ka një muaj e gjysë, dy gati, që ka qenë pak me tension me sheqer” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme