Rrahje mes tre personave në Prishtinë, njërit i gjendet edhe një pistoletë
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Të përfshirë kanë qenë tre persona, kurse njërit i është gjetur edhe një armë e zjarrit.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë / 21.12.2025 – 18:18. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Dy nga të dyshuarit për shkak të lëndimeve të marra kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në gjendje të lirë.