Rrahje mes pesë personave në Prishtinë, tre u lënduan nga thika
Pesë persona janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, gjatë rrahjes janë përdorur edhe armë zjarri dhe thikë.
Nga kjo rrahje, tre persona janë ther me thikë.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Sokol Sopi, Prishtinë / 13.07.2024 – 18:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë. Si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.