Rrahje me mjete të forta mes nxënësëve në një shkollë fillore të Gjakovës - NACIONALE

Rrahje me mjete të forta mes nxënësëve në një shkollë fillore të Gjakovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se tre nxënës të mitur në Gjakovë, janë lënduar pas një konflikti që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezat, ka konfirmuar për dyshimet se ‘fëmijët u lënduan me mjete të forta’.

“Disa fëmijë janë përfshirë në një konflikt. Dyshohet se janë lënduar me mjete të forta”, tha ai. Janë liruar nga spitali. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme