Rrahje masive në Prishtinë, katër të lënduar dhe shtatë të arrestuar - NACIONALE

Rrahje masive në Prishtinë, katër të lënduar dhe shtatë të arrestuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për rrahjen masive të mbrëmshme në Kosovë.

Në raportin 24 orësh, Policia ka treguar se në lidhje me këtë rrahje janë arrestuar shtatë të dyshuar, ndërsa lëndime kanë pësuar katër persona.

LËNDIM I RËNDË TRUPORË

Rr. Ali Vitia, Prishtinë /05.09.2024-20:44. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – thuhet aty.

Ndryshe, dje Nacionale ka publikuar pamjet e rënda nga kjo rrahje, të cilat mund t’i shikoni duke klikuar këtu.

Lajme të ngjashme