Rrahje masive në Obiliq: Lëndohen dy burra e dy gra
Dy burra e dy gra janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Plemetin të Obiliqit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Njoftimi:
Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje.