Rrahja në Prishtinë, policia konfirmon se janë arrestuar 5 persona - NACIONALE

Rrahja në Prishtinë, policia konfirmon se janë arrestuar 5 persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pesë persona janë arrestuar, pas rrahjes në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë Nacionales se pesë persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtimin mjekësor, ndërsa pesë janë arrestuar si të përfshirë në rast.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave në këtë rast.

“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor .

Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen” – ka thënë Ahmeti për Nacionalen.

Lajme të ngjashme