Rrahja mes të rinjve në Lipjan, gjashtë të lënduar - NACIONALE

Rrahja mes të rinjve në Lipjan, gjashtë të lënduar

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Të shtunën, disa të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike në një kafene pranë stacionit të Policisë në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me incidentin, duke bërë të ditur se nga rrahja janë lënduar gjashtë persona, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore.

Sipas Ahmetit, katër persona të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

“Sot, rreth orës 11:30, është pranuar një informacion për një përleshje në një lokal në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e rrahjes, gjashtë persona janë lënduar dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga të lënduarit, nën përcjellje të policisë, po marrin trajtim në QKUK, ndërsa katër të tjerë pas ndihmës së parë janë shoqëruar në polici për intervistim” – ka thënë Ahmeti për Klan Kosova.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet që kanë çuar në këtë incident.

Lajme të ngjashme