Rrahja e politikanit serb, reagon Kusari-Lila: Vuçiq po përdorë metoda brutale
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar në lidhje me rrahjen brutale të politikanit serb, Nikolla Sanduloviq nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.
Kusari-Lila përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se Vuçiq po përdorë metoda brutale.
”Drejtpërsëdrejti nga libri i lojërave të Millosheviçit, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i regjimit të Millosheviqit duke aplikuar metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë në Kosovë. Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërsa rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë këtë.” – ka reaguar Kusari-Lila.
Straight from Milosevic’s playbook, Aleksandar Vucic, fmr Minister of Milosevic regime applying brutal methods to those admitting the truth of 🇷🇸’s crimes in 🇽🇰
— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) January 4, 2024
Vucic is century away from accepting the truth of committed crimes, while endangers the existence of those who do ⬇️ https://t.co/YtUKOj8sK1