Rrihet rëndë imami i një xhamie në Podujevë, Bashkësia Islame jep detaje - NACIONALE

Rrihet rëndë imami i një xhamie në Podujevë, Bashkësia Islame jep detaje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Imami i xhamisë në fshatin Lupq të komunës së Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur rëndë mbrëmë nga disa persona.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti.

Megjithatë, Hoti ka thënë se nuk e kanë asnjë informacion tjetër për ngjarjen.

“Sulmi është i vërtetë. Kush, qysh, tek nuk e dimë. Policia është e njoftuar”, tha Hoti për Nacionalen.

“Për gjendjen e imamit nuk kam informata, e kam thirr në telefon, por nuk u lajmërua”, tha më tutje ai.

Nacionale është në pritje të përgjigjes edhe nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme