Rrahet një polic në Viti, i dyshuari ka ikur - NACIONALE

Rrahet një polic në Viti, i dyshuari ka ikur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar edhe një sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas raportit, në Viti është sulmuar një polic.

I dyshuari ende nuk është arrestuar.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Viti 12.07.2024-21:45. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor jashtë detyre), ka raportuar se pas një konflikti verbal, është ofenduar e me pas edhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili me pas është larguar në drejtim të panjohur. Ankuesi ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” – thuhet aty.

Lajme të ngjashme