Rohde: Procesi i Berlinit fuqizon lidhjet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, BE-së e partnerëve - NACIONALE

Rohde: Procesi i Berlinit fuqizon lidhjet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, BE-së e partnerëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Procesi i Berlinit ka ndikuar në lidhje më të fuqishme mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, BE-së e shteteve të tjera partnere.

Në një shkrim në “X”, ai ka shkruar në prag të përvjetorit të 10-të:

“Krenar të shoh Gjermaninë duke organizuar Procesin e Berlinit në përvjetorin e 10-të. Nga edicioni i parë në vitin 2014, ka nxitur lidhje me të fuqishme mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe shteteve partnere”.

Tutje, ai ka thënë se janë të përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal.

“Bashkë, jemi të përkushtuar që të rrisim bashkëpunimin rajonal, plus të përkrahim rritjen në Kosovë dhe gjithë rajonin.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme