Rohde përkujton Srebrenicën: U vranë sepse ishin myslimanë boshnjakë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar sot viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, një nga ngjarjet më të tmerrshme të shekullit 20-të.
Duke përkujtuar 29 vjetorin e gjenocidit, ambasadori ka shkruar se ata ishin të vrarë vetëm se ishin myslimanë boshnjakë.
“Me mijëra njerëz ishin të vrarë sepse ishin myslimanë boshnjakë. Shumë plagë janë ende të hapura. Bosnja dhe Hercegovina ende kërkon pajtim. Kujtesa për ta është përkujtim për ne”, ka shkruar Rohde në “X”.
Today we commemorate the victims of the horrific genocide in #Srebrenica 29 years ago. Thousands were murdered simply because they were Bosnian Muslims. Many wounds are still open, Bosnia & Herzegovina continues to seek reconciliation. Their memory is a reminder to us. 🇪🇺🇧🇦 https://t.co/645UgTTMQB
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 11, 2024