Rohde mirëpret rezolutën e PE-së: Serbia të bashkëpunoj në hetimet për rastin në Banjskë
Ambasadrori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me rezolutën e Parlamentit Evropian, që kërkoi nga Serbia bashkëpunim në hetimet për sulmin në Banjskë. Madje në rezolutë thuhet se Serbia duhet ta shqyrtoj ekstradimin e personave të dyshuar për sulmin e 24 shtatorit.
Edhe Rohde ka shkruar se Serbia të bashkëpunoj me Kosovën, në lidhje me hetimet që po zhvillohen këtu për sulmin terrorist.
“Rezoluta e PE për situatën në Kosovë pas sulmit terrorist më 24.9. në Banjska. Siç tha kancelari Scholz, ne kërkojmë hetime intensive dhe kërkojmë nga Serbia të bashkëpunojë në hetimet e udhëhequra nga autoritetet e Kosovës. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën urgjente që të dyja palët të zgjidhin konfliktin”, ka shkruar Rohde.