Rohde e quan ‘katastrofik’ dhe ‘autogol’ bojkotin e thirrur nga Lista Serbe për çvotimin në veri - NACIONALE

Rohde e quan ‘katastrofik’ dhe ‘autogol’ bojkotin e thirrur nga Lista Serbe për çvotimin në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Jashtëzakonisht për të ardhur keq”, e ka quajtur ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, thirrjen e Listës Serbe ndaj serbëve të Kosovës për të bojkotuar procesin e referendumit për çvotimin e kryetarëve shqiptarëve në katër komunat veriore.

Për më tepër, tha Rohde në një prononcim për Telegrafin, kjo “tërheqje dhe bojkton...është tjetër autogol nga Lista Serbe”.

Më 21 prill, organet zgjedhore kosovare do të mbajnë votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komunat veriore. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe më duhet të them shqetësuese që Lista Serbe ka vendosur sërish që të mos marrë pjesë në votim. Është një rast i qartë këtu që qytetarëve në veri janë përsëri duke u bërë presion që të mos marrin pjesë në proceset demokratike”, tha ambasadori Rohde.

Për mua, politika e Listës Serbe në 18 muajt e fundit mund të përmblidhet fare sinqerisht në dy fjalë: ‘bojkot dhe dorëheqje’. Kjo është katastrofike, një dëmtim për të gjithë qytetarët e komunave veriore dhe një tjetër autogol nga Lista Serbe, sigurisht që kjo nuk ndihmon për të siguruar që ne do të kemi në veri kryetarë që përfaqësojnë plotësisht elektoratin të cilit i shërbejnë”, tha Rohde

Lajme të ngjashme