Rizvanolli përgjigjet para prokurorisë: Qysh u bë që bash në krizë energjetike blloku A5 shkoi në remont? - NACIONALE

Rizvanolli përgjigjet para prokurorisë: Qysh u bë që bash në krizë energjetike blloku A5 shkoi në remont?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja Artane Rizvanolli, administratorja e grupit joformal në Ëhatsapp, ku koordinoheshin me Nagip Krasniqin, Dejona Mihalin e Albin Kurtin, në dëshminë e saj para prakororisë u pyet edhe për një çështje shumë të rëndësishme.

Si u bë që blloku A5 shkoi në remont, bash në krizën energjetike.

Prokurori: Si e shpjegoni faktin që që sic thatë më lartë se ka pasur krizë energjetike në periudhën dhjetor 2021 pranverë 2023, kurse në anën tjetër pikërisht në atë periudhë kohore ka shkuar në remont blloku A5?

Dëshmitarja: Këto specifika besoj se mund të përgjigjet KEK-u, remontet janë të rregullta, me sa e di bëhen një herë në vit, e disa një herë në tri vit, nuk i di specifikat për secilën.

Prokurori: Në atë kohë z.Krasniqi ju ka njoftuar se blloku A5 është duke shkuar në remont?

Dëshmitarja: Besoj se po, kemi pasur kontakte të rregullta sa herë që ndonjë bllok ka qenë jashtë funksionit.

Lajme të ngjashme