Rizvanolli nuk e mohon para prokurorisë se ishte “Admin” e grupit në WhatsApp, me Kurtin e Mihalin - NACIONALE

Rizvanolli nuk e mohon para prokurorisë se ishte “Admin” e grupit në WhatsApp, me Kurtin e Mihalin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rizvanolli ishte administratore e grupit në aplikacionin "WhatsApp".

Komunikimet përmes telefonit, e sidomos nëpërmjet platformës ËhatsApp, ishin të shpeshta në grupin, ku Rizvanolli nuk e mohon në deklaratën e saj në prokurori, se e kishte krijuar vet. Në grup përveç Besnik Bislimit, Albin Kurtit e Nagip Krasniqit ishte edhe Dejona Mihali, person pa komptenca shtetërore. Në grup diskutoheshin edhe tenderët milionësh.

Prokurori: A është e vërtetë që ju e keni themeluar këtë grup-administrator i grupit?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet, mund të jetë.

Pse në grup ishte ‘personi privat’ - Dejona Mihali?

Në një pjesë të dëshmisë, Rizvanolli do të pyetej edhe për praninë e kryeministrit Albin Kurti në këtë grup të ËhatsApp-it si dhe për atë se pse “një person privat me emrin Dejona Mihali” duhej të ishte në atë grup.

Lajme të ngjashme