Rizvanolli njofton hapjen e ankandit të parë të erës me kapacitet 100MW
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar se këtë të mërkurë është hapur ankandi i parë i erës me kapacitet prej 100 MW.
“Pavarësisht se cila kompani del fituese e ankandit, përfituesi më i madh përfundimisht është qytetari i Kosovës që përfiton energji të pastër me çmimin më të ulët të mundshëm.” – ka shkruar ndër të tjera Rizvanolli, duke falënderuar paraprakisht ShBA-në e Qeverinë Gjermane.
E plotë:
Sapo hapëm ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100MW!
Një sektor i energjisë i pastër, konkurrues e transparent tashmë nuk është vetëm vizion- është realitet.
Falemnderit për bashkëpunimin IFC - International Finance Corporation, të përkrahur nga Qeveria gjermane, si dhe një mirënjohje të veçantë Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID Kosovo dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme për sektorin e energjisë dhe Kosovën.
Pavarësisht se cila kompani del fituese e ankandit, përfituesi më i madh përfundimisht është qytetari i Kosovës që përfiton energji të pastër me çmimin më të ulët të mundshëm.