Rizvanolli: Lidhja me KREN luan rol të rëndësishëm në hulumtimet shkencore - NACIONALE

Rizvanolli: Lidhja me KREN luan rol të rëndësishëm në hulumtimet shkencore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se pas inaugurimit të Rrjetit për Hulumtim dhe Eduktim të Kosovës (KREN Kosova), tashmë vendi ynë është i kyçur në rrjetin akademik panevropian GÉANT Community.

Rizvanolli ka thënë se e gjithë kjo do të luajë një rol të rëndësishëm për hulumtime shkencore.

Dedikimi dhe puna jonë fokusohet në zhvillim të shtrirjes e përmirësimit të infrastrukturës digjitale, për të shtyrë para transformimin digjital të vendit e për të mundësuar realizimin e plotë të potencialit të rinisë tonë të talentuar. Me KREN-in, studentët e hulumtuesit do të kenë qasje në laboratorë virtual, softvere e trajnime te avancuara, e projekte te përbashkëta kërkimore me kolegët në gjithë Evropën e më gjerë”, ka shkruar Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë ka numëruar edhe disa funksione efektive që KREN ndihmon në arritjen e qëllimeve kyçe.

Funksionimi efektiv i KREN-it ndihmon në arritjen e qëllimeve kyçe:

Nxitjen e inovacionit dhe zhvillimin e një infrastrukture me shërbime të avancuara për Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) dhe shkollat e mesme dhe fillore në të ardhmen e afërt.

Rritja e pjesëmarrjes së profesorëve/punonjësve shkencorë nga Kosova në aktivitetet kërkimore dhe zhvillimore.

Ngritja e nivelit të arsimimit dhe kërkimit në Kosovë me nivelet e vendeve të Bashkimit Evropian nga aspekti i ofrimit të mundësive teknologjike në arsim dhe hulumtim.

Fuqizimi i universiteteve të Kosovës në funksion të tyre si shpërndarës të dijeve të një niveli të lartë dhe si zbatues e nxitës të veprimtarisë kërkimore-shkencore.

Objektivat e përgjithshme për zhvillim socio-ekonomik dhe kulturor të vendit dhe për integrimin e tij rajonal dhe evropian”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme