Rizvanolli: Jemi të parët në rajon me internet brezëgjerë - NACIONALE

Rizvanolli: Jemi të parët në rajon me internet brezëgjerë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova është bërë vendi i parë në rajon që ka arritur mbulim të plotë të internetit me brez të gjerë, sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Ne si qeveri duam të fokusohemi më shumë në teknologji të matura. Ne si Kosovë jemi të parët në rajon që kemi mbuluar gjithë territorin me internet brezëgjerë, dhe e teta në Evropë”, u shpreh ministrja.

Rizvanolli tha se kjo është arrttur "duke pasur synime targetuese, duke prodhuar grante të njëjta për sektorin privat, për të investuar në qytete të vogla dhe arena, ose edhe në fshatra, që nuk mund ta bënin vet ekonomikisht."

“Si e kemi arritur këtë është duke pasur synime targetuese, duke prodhuar grante të njëjta për sektorin privat, për të investuar në qytete të vogla dhe arena, ose edhe në fshatra, që nuk mund ta bënin vet ekonomikisht. Ne kishim mundësinë që vitin e kaluar ta lidhnim me internet fshatin e fundit në Kosovë. Ishte gjë e madhe që të komunikoje me familje përmes internetit”.

Lajme të ngjashme