Rizgjedhja e Trumpit, Serwer: Pse Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë, nëse Ukraina ndahet? - NACIONALE

Rizgjedhja e Trumpit, Serwer: Pse Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë, nëse Ukraina ndahet?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daniel Serwer, profesor amerikan shumë i njohur në Kosovë, ka komentuar rizgjedhjen e Donald Trumpit në funksionin e presidentit të ShBA-së.

Në komentin e tij për KTV-në, profesori amerikan vlerësoi se “rizgjedhja e Trumpit do t’i inkurajojë etnonacionalistët në të gjithë rajonin”.

Tutje, ai ka shtruar edhe një pyetje retorike.

“Rizgjedhja e Trumpit do t’i inkurajojë etnonacionalistët në të gjithë rajonin. Nëse Ukraina ndahet, pse Serbia të mos përpiqet ta kapë veriun e Kosovës dhe Republikën Serbe? Pse Kosova të mos bashkohet me Shqipërinë? Uashingtoni madje mund të ndihmojë. Lufta do të jetë një mundësi reale. Pastrimi etnik dhe kolapsimi i shteteve mund të pasojnë. Gjatë gjithë kohës familja Trump do të përfitojë financiarisht nga investimet e financuara nga sauditët e Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri”, ka thënë Serwer në një intervistë në KTV-në.

Lajme të ngjashme