Rinumërohet 2/3 e votave për kandidatë në mbarë Kosovën
Dy të tretat e votave për kandidatët për deputetë janë rinumëruar, njoftoi Komisioni Qendror Zgjedhor.
Kjo pas dyshimeve dhe të gjeturave serioze për manipulim brenda partish të votave për kandidatë për deputetë.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 67% apo 1,729 nga 2,557 vendvotime, tha KQZ-ja.