Rinumërohen mbi 1 mijë e 300 vendvotime, procesi përfundon në 21 komuna
KQZ ka bërë të ditur se deri më tash janë rinumëruar mbi 1 mijë e 300 vendvotime.
Procesi është përmbyllur në 21 komuna.
Njoftimi:
Në QNR rinumërohen 1,342 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 21 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 52% apo 1,342 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.