“Rinia largohet, Rozeta pasurohet”: Rinia e PDK-së me aksion simbolik para MINT-it - NACIONALE

“Rinia largohet, Rozeta pasurohet”: Rinia e PDK-së me aksion simbolik para MINT-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rinia Demokratike e Kosovës sot ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Përmes një aksioni simbolik të organizuar para ministrisë, ata ia kanë kujtuar ministres keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit, sheqerit dhe grurit, për të cilat ka raportuar gazeta Nacionale.

Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, ka thënë se deri me tani ministrja është karakterizuar vetëm me abuzim të parasë publike.

Përgjimet që lidhen specifikisht me vajin dhe sheqerin dëshmojnë se kjo ministri ka blerë vaj dhe sheqer me vlerë mbi 300 mijë euro prej një kompanie polake. Paret i kanë dhënë, por vaji, sheqeri e gruri nuk janë kërkun. Ne po e zhvillojmë këtë aksion simbolik, sepse kjo ministri në krye me Rozetën nuk ka treguar rezultat deri më tani, por vetëm keqmenaxhim e abuzim të parasë publike”, theksoi Salihu, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Po shihet qartë që Qeveria Kurti me skandalet e saj të njëpasnjëshme nuk e ka prioritet rininë. Andaj, ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë nga organet e rendit t’i hetojnë këto skandale korruptive”, ka thënë Salihu.

“Vaji dhe Polonia, si Rozeta e hajnia!”; “Rinia largohet, Rozeta pasurohet”; “Ju me zemër, na pa bukë!” – janë disa nga parullat e aksionit të sotëm të RDK-së.

Lajme të ngjashme