Rinia e LDK-së në Ferizaj e ashpër me kryetarin e Komunës: Po promovon kompanitë e dostave
Forumi i Rinisë së LDK-së në Ferizaj, ka vendosur që të nxjerrë në pah vlerat e këtij qyteti, duke organizuar një aksion simbolik.
Përmes këtij aksioni, ku të rinjtë kanë vendosur posterë që promovojnë monumentet e vlefshme të qytetit, ata kanë shfaqur edhe reagimin e tyre kundër kryetarit të komunës, duke thënë se “ai promovon vetëm kompanitë e dostave të tij”.
“Qyteti ynë, qyteti i Ferizajt, njihet për fenomenet unike në Europë e botë. Xhamia e kisha në një oborr, lumi i bifurkacionit, janë dukuri të rralla në botë, e pasuri e jashtëzakonshme e qytetit tonë. Mirëpo në Ferizaj nuk promovohen këto, në Ferizaj promovohen kompanitë e dostave të kryetarit të Komunës,”- thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.
Tutje nga forumi është shtuar se Ferizaji ka vlera të shumta me të cilat mund të krenohet, prandaj në vazhdim në vend të emrave të kompanive private, do të promovohen vlerat e qytetit.