Rinia e LDK-së me aksion para Qeverisë së Kosovës: “Zemër, ke dështu” - NACIONALE

Rinia e LDK-së me aksion para Qeverisë së Kosovës: “Zemër, ke dështu”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur një aksion simbolik para objektit të qeverisë të titulluar “Zemër, ke dështu”.

Aktivistës e LDK-së kanë shpërndarë disa fletushka si “Me zemrën në darkë, për zemër jashtë vendit”, “Zemra të mban gjallë, por t'lëshon kur të vjen fatura”, “Zemrën plot, kuletën thatë”.

Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Paris Guri, tha se përmes këtij aksioni simbolik po ia rikujtojnë Qeverisë që po u përfundon mandati me dështime në çdo fushë.

Në vitin e saj të katërt, kjo qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në marrëdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, në energji, dhe në secilën sferë tjetër. Çdo ditë qindra të rinj po nisen drejt Evropës sepse vendin ku lindën nuk po e shohin më si alternativë ndërsa perspektivën per realizimin e potencialit të tyre po e kërkojnë jashtë vendit. Me gjendjen e tanishme në Kosovë, askush nuk mund t’i fajësojë.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se “sot në ditën e të dashuruarve, ne ja kujtojmë Qeverisë se dashuria për vendin tonë është më e madhe se gjithçka tjetër, dhe se e ardhmja na takon neve qe e shohim Kosovën si vend për të jetuar, e jo si diçka te përkohshme”.

Lajme të ngjashme