Rinia e LDK-së i shpallin të vdekura kauzat e Kurtit
Partitë opozitare kanë shtuar aksionet simbolike ndaj Qeverie Kurti, përmes të cilave po kritikojnë të metat e ekzekutivit.
Një të tillë e ka mbajtur sot Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ky forum i LDK-së ka shpallur të vdekura kauzat e kryeministri Albin Kurti.
Të rinjtë e LDK-së në ndërtesën e Qeverisë ka vendosur afishe mortore për kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë popullin e Kosovës se kanë vdekur të gjitha kauzat me të cilat erdhi në pushtet Albin Kurti”, është shkrua në afishe.