Rikthimi i Trumpit ofron mundësi të mëdha për Izraelin, thotë kryediplomati Sa’ar - NACIONALE

Rikthimi i Trumpit ofron mundësi të mëdha për Izraelin, thotë kryediplomati Sa’ar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duke folur në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Knesset, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka thënë se rikthimini në Shtëpinë e Bardhë i republikanit Donald Trumpi sjell “mundësi të mëdha” për Izraelin.

“Viti i ardhshëm, 2025, do të jetë vit sfidues, por gjithashtu vit me mundësi të mëdha, me një administratë të re të udhëhequr nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump” – tha kryediplomati izraelit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sa’ar theksoi se “kjo nuk nënkupton që do të ketë marrëveshje për gjithçka dhe se nuk do të ketë më debate, por qartazi lë hapësirë për optimizëm”.

Më tej, ministri i Jashtëm tha se ministria e tij “po i ndërton themelet” për ndryshim të mënyrës se si Izraeli e paraqet veten në skenën botërore.

“Trendi nuk duhet të jetë mbrojtës, trendi duhet të jetë pohues. Ne pa dyshim se kemi një rast për të qëndruar në mënyrë pohuese në skenën ndërkombëtare dhe nuk besoj se ndonjë qasje tjetër mund të sjellë rezultate” – tha ai.

Lajme të ngjashme