Rikthimi i Listës Serbe në Kuvend, Shasha: Është dramë e Vuçiqit për nevoja të brendshme - NACIONALE

Rikthimi i Listës Serbe në Kuvend, Shasha: Është dramë e Vuçiqit për nevoja të brendshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i institutit Epik, Demush Shasha, ka bërë me dije largimi dhe rikthimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës janë veprime të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto drama presidenti serb i bën për konsum të brendshëm.

“Kur dolën nga institucionet kryetitujt në mediat serbe kanë qenë: ‘Zullum i Kurtit’, ‘Terror i Kurtit’, ‘Nuk ka kthim mbrapa’, e ngjashme. Tani që kthehen në institucionet shpallin fitore të jashtëzakonshme në parandalimin e ‘planit djallëzor të Kurtit. Nga dita e parë kam thënë se e gjithë kjo është dramë e Vuçiqit për nevojat e diskursit të brendshëm. Ky episod i fundit është shembull i radhës që shpërfaq se si funksionon diskursi publik në Serbi”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në Serbi e vërteta është ajo që thotë Vuçiqi.

“Nuk ka të vërtet objektive. E vërtet është ajo çfarë Vuçiqi thotë së është e vërtet. Çfarëdo vendimi që merr Vuçiqi e gjithë aparatura shtetërore dhe mediatike aktivizohet për të arsyetuar vendimin e tij. Nuk ka asnjë forcë që sfidon vendimet e tij. Nesër Vuçiqi mund edhe të njoh pavarësinë e Kosovës dhe do të këtë zero reagime në diskursin publik. Krejt e kundërta në fakt: do shpallet për burrështetas të urtë dhe vizionar i cili shpëtoj Serbinë në moment ‘më të vështira historike’”, ka shkrua ai.

Lajme të ngjashme