Rikthimi e deputetëve serbë, Nitaj: Ata kanë realizuar qëllimin e tyre - NACIONALE

Rikthimi e deputetëve serbë, Nitaj: Ata kanë realizuar qëllimin e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar betimin e deputetëve të rinj të Listës Serb në Kuvendi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është pak e besueshme që ata të jenë rikthyer në Kuvend, pse i kanë ra pishman.

Sipas tij, me këtë qëllim ata kanë realizuar qëllimin e tyre.

“Lista Serbe, pak e besueshme të jetë rikthyer në Kuvend, pse i ka ra pishman apo pse i paska ra ndërmend se ka gabuar që ishte larguar prej tij! Ata duhet ta kenë realizuar qëllimin e tyre, për të cilin nuk po flasin ata që e dijnë. Ata, të paktën publikisht, janë larguar për shkak të targave, që i bjen se e paskan rikthyer vendimin e "pakthyeshëm" të Kryeministrit!”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të ngjashme