Rikthehet njësia A5 në operim, thotë KEK-u - NACIONALE

Rikthehet njësia A5 në operim, thotë KEK-u

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se njësia A5 është rikthyer në operim gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.

Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë është realizuar pas përfundimit me sukses të sanimit të rrjedhjeve të evidentuara ditë më parë, duke u përmbushur të gjitha kriteret teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit normal.

Aktualisht, Termocentrali Kosova A është në funksion me tri njësi gjeneruese aktive, duke dhënë kontribut në sigurimin e prodhimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme