Rikthehet në punë Fadil Kodra, anulohet vendimi i Sveçles - NACIONALE

Rikthehet në punë Fadil Kodra, anulohet vendimi i Sveçles

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta pranojë ankesën e Fadil Kodrës dhe ta kthejë atë në pozitën e drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Kodrës, Faton Fetahu.

Fetahu, e ka konfirmuar shkurt se është anuluar vendimi kontestues i Ministrisë së Brendshme.

Për detaje të tjera ligjore, Fetahu ka thënë se do të njoftojë orëve në vijim.

Më 14 korrik, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kishte marrë vendim për lirim nga detyra të Kodrës, i cili ishte u.d. i drejtorit të AME-së.

Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”.

Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

Lajme të ngjashme