Rikthehet çështja e Trustit: Deputeti Haxhiu thotë se do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar sërish që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e deri në 30 për qind të kursimeve nga Trusti Pensional.
Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Projektligji për Trustin do të rikthehet në Kuvend, pasi janë mbledhur 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.
“Është shumë më e drejtë që t'iu mundësohet qytetarëve të tërheqin deri 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa parat e Trustit të humbin në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë i deputetit të PDK-së:
Trusti humb 161. 6 milionë € të kursimeve pensionale për 7 muaj, përgjatë periudhës janar-korrik 2022.
Ata që votuan kundër Projektligjit për Trustin duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin tani kur Projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.
Është shumë më e drejtë që t'iu mundësohet qytetarëve të tërheqin deri 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa parat e Trustit të humbin në tregjet ndërkombëtare.
Presim mbështetje për kërkesën e qytetarëve në këtë thellim enorm të krizës.