Rikthehen kolonat para vitit të ri: Në Merdarë pritjet për të hyr në Kosovë janë deri në një orë
Ardhja e numrit të madh të mërgimtarëve për fundvit në këtë vikend ka bërë që të rikthehen kolonat në pikat kufitare të Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë me dije se në mëngjesin e sotëm ka pasur kolona në disa pika kufitare.
Sipas kësaj qendre në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, ndërsa tek Dheu i Bardhë deri në 25 minuta.
Kurse, në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më të madhe se disa minuta.
