Rifat Jashari i pranishëm në seancën solemne, deputetët ngrihen në këmbë për ta nderuar
Me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror, Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.
Në këtë seancë është i pranishëm edhe Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.
Me hyrjen e tij në sallë se bashku me president Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, deputetët janë ngritur në këmbë.
Gjithashtu, në këtë seancë ështt mbajtur një minutë heshtje për viktimat e fëmijës Jashari.