Rezultatet e PISA-s: Vajzat e Kosovës shënuan arritje më të larta se djemtë - NACIONALE

Rezultatet e PISA-s: Vajzat e Kosovës shënuan arritje më të larta se djemtë

3 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Arsimit ka publikuar të dhënat nga rezultatet e PISA-s ku nxënësit e Kosovës janë renditur sërish në mesin e vendeve të fundit.

Ndërkohë, në komunikatë bëhet me dije se vajzat kanë shënuar arritje më të larta se djemtë në fushat vlerësuese.

Vajzat kanë shënuar 366 pikë në shkencë, kundrejt 347 pikëve të djemve, ndërsa në lexim kanë marrë 358 pikë, krahasuar me vetëm 322 pikë të djemve. Në matematikë diferenca është minimale: 351 pikë për vajzat dhe 350 për djemtë.

“Në këtë edicion të testit PISA, vajzat kanë arritje më të larta se djemtë në të tri fushat e vlerësuara. Në shkencë, vajzat kanë shënuar 366 pikë, ndërsa djemtë 347 pikë, me një diferencë prej 19 pikësh. Në lexim, vajzat kanë arritur 358 pikë, krahasuar me 322 pikë te djemtë, duke shënuar një diferencë prej 36 pikësh. Ndërsa në matematikë, rezultatet janë pothuajse të barabarta, me 351 pikë për vajzat dhe 350 pikë për djemtë, me vetëm 1 pikë diferencë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme