Rezultatet e dobëta në PISA, Hamiti: Kosova po ngel me pushtetin e VV-së në të gjitha fushat
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në PISA.
Ai ka fajësuar pushtetin aktual për këtë rezultat.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me pushtetin e VV-së Kosova po ngel në të gjitha fushat.
“Kosova po ngel me këtë pushtet të Vetëvendosjes (VV) në të gjitha fushat, jo vetëm në testin PISA, siç po shihet në këto 6 vjet. Po bëhen gati dy vjet që Kuvendi i Republikës së Kosovës është në të vërtetë jofunksional, sepse e ka pezulluar VV-ja triumfatore në zgjedhje. I ka marrë peng Qeverinë dhe Presidencën, që janë nën drejtimin antikushtetues të deputetëve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu. A e mban mend kush kur është diskutuar së fundi në Kuvend e Kosovës për gjendjen e mjerueshme në arsim? Në cilën legjislaturë të Kuvendit? Në tri të fundit jo se jo.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Kosova me VV-në në qeveria Kosova do ta vazhdojë këtë rrugë të theqafjes.
“Kur është debatuar për gjendjen në ekonomi? Për kulturë kur? Për politikë të jashtme kur? Asnjëherë, për asgjë. Albin Kurti me VV-në e tij po sundojnë në mënyrë absolute. Në kundërshtim me parimet demokratike, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në kundërshtim me normat elementare të sjelljes politike. Për sa kohë që mbetet në kurthin pushtetor të Albin Kurtit, Kosova do të vazhdojë në këtë rrugë të theqafjes”, ka shkruar ai.