Rexhepi thotë se është nënkryetare e Kuvendit, pavarësisht dekretit të Vjosa Osmanit
Emilia Rexhepi, ka thënë se vazhdon të mbetet nënkryetare e Kuvendit, deri në formimin e një legjislature tjetër, anipse Presidentja Vjosa Osmani, me dekret, shpërndau Kuvendin e Kosovës.
“Po unë jam nënkryetare e Kuvendit të Kosovës derisa nuk do të formohet një legjislaturë tjetër”, ka thënë ajo në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ajo, tutje deklaroi se “ka pritur marrëveshje politike ndërmjet VV-së e PDK-së”, por që nuk ndodhi.