Rexhepi: Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit - NACIONALE

Rexhepi: Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, ka treguar se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviqit më 2010 në Leposaviq.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat e strukturave kriminale.

Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person (Jugosllav Petroviq), i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira”, ka shkruar Rexhepi.

Lajme të ngjashme