Rexhepi e VV-së flet për Luginën e Preshevës: Serbia po i përndjek veç pse janë shqiptarë
Deputetja e VV-së, Arijeta Rexhepi, ka mbajtur një fjalim në seancën e Kuvendit të Kosovës, që po vazhdon ende.
Në fjalën e saj, Rexhepi theksoi se shqiptarët në Luginë të Preshevës përballen me shkelje brutale të të drejtave të njeriut.
Tutje, ai vlerësoi se një gjë e tillë ndodhë vetëm pse ata janë shqiptarë.
“Si e ka emrin kjo sjellje e aparatit shtetëror të Serbisë? Asgjë tjetër përveç se përndjekje mbi baza të prejardhjes kombëtare, përndjekje pse janë shqiptarë të lindur në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.” – tha zonja Rexhepi.